Shqiptari me një arsenal armësh dhe drogë, në shtëpinë tij. Pas një kontrolli në bansen e tij policia italiane e ka vene në pranga shqiptarin të cilit i jane gjetur mbi 17 kg drogë dhe një arsenal armësh në shtëpinë ku jetonte.
20 vjeçari jetonte në komunën Barlassina në provincën e Milanos dhe punonte si barist në një nga lokalet e Milanos. Por njekohesisht punës si barist, ai shiste edhe drogë e armë. Pervec kokainës dhe heroinës, policia gjeti dy mitralozë, një pistoletë gjysëm automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët.
20 vjecari, emri i te cilit nuk dihet, u arrestua edhe me dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve.