Prej nëntë ditësh Naim Bahçja dhe Zyfe Bahçja po kujdesen për foshnjën e lindur afro dy javë më parë pas nëna e djalit të porsalindur Diana Bahçja ndodhet e burgosur. 60 vjeçarja Zyfe Bahçja thotë se vështirësitë janë të mëdha për përkujdesjen ndaj foshnjes.
Vjehrra u shokua kur mori vesh se nusja e saj u arrestua nga policia e Shkodrës pasi gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 50 ditë burg.

Babai i fëmijës, Naim Bahçja që edhe përkujdeset duke i përgatitur ushqimin djalin të porsalindur thotë se këto ditë janë tepër të vështira për të.

Foshnja po ushqehet me qumësht të blerë pasi i mungon gjiri i nënës që vijon të jetë në burg.

Familja Bahçja jeton në kushte të mjerueshme në shtëpinë e tyre në fshatin Drisht të Postribës në Shkodër. Të vetmet të ardhura janë të djalit të shtëpisë i cili punon herë pas here pasi nuk ka punë të përditshme.

Gjyshja dhe babai i foshnjes kërkojnë që nëna e fëmijës të porsalindur Diana Bahçja të lirohet sa më parë nga gjykata e Tiranës për t’u rikthyer tek djali i vogël.

Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj kur ishte vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milion e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë në një kohë që ish bashkëshorti e kishte nxjerrë jashtë shtetasen Diana Bahçja duke mos e lënë që ta marrë as vajzën me vete.

Një ditë më parë avokatët mbrojtëse depozituan kërkesë në gjykatën e Tiranës për lirimin e menjëhershëm të 25 vjeçares minimalisht deri sa foshnja të mbushë 1 vjeç.

 

Artikulli paraprakPËRROI I VRAKËS, MBETJET ZAPTOJNË ZONËN
Artikulli tjetërHUMB JETËN ELEKTRIÇISTI, PUNONJËS I BASHKISË, SPAHIA SHPREH NGUSHËLLIMET