Në puntatën e fundit të emisionit “Libero” u diskutua për ndikimin e rrjeteve sociale në jetën tonë.
Në mes tjerëve i ftuar ishte edhe Korab Shaqiri, i cili zbuloi se për shkak ndikimit të madh që kanë rrjetet sociale ai në shtëpinë e tij prej kohësh nuk ka as televizor as telefona. Këngëtari zbuloi se këtë e bëri për shkak të djalit të tij Alteut dhe kjo ka bërë mrekulli tek komunikimi dhe sjellja e vogëlushit.
Kjo habiti të pranishmit pasi është një gjë e rrallë në ditët e sotme. Korabi këtë ua rekomandoi edhe prindërve të tjerë pasi sipas tij në kohët e sotme fëmijët po jetojnë një jetë virtuale larg realitetit.