Të gjitha farmacitë që operojnë në vend do të kalojnë në ‘sitën’ e kontrolleve nga Task-Force. Kështu, përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë një muaji janë ushtruar 115 farmaci.
Kontrollet kanë qenë të fokusuara kryesisht te plotësimi i kushteve të ruajtjes dhe monitorimit të barnave, të kushteve higjieno-sanitare, kontrollin e barnave mbi pullën e sigurisë, kontrollin për tregtimin e barnave pa recetën e mjekut.
Gjatë kontrollit të farmacive janë konstatuar disa shkelje, për të cilat janë marrë 56 masa për shkelje administrative, prej të cilave, 20 masa për tregtim të barnave pa recetë, 18 masa për mungesë të recetave sipas klasifikimit,
13 masa për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 masa për subjektet për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave. Kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të barnave për qytetarët në të gjithë vendin.