Në sitën e vettingut sot do të kalojë gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupi Gjykues përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Pas përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar për këtë subjekt të ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të paraqesë gjetjet e tij lidhur me pasurinë e gjyqtares Xhaxho, integritetin e saj dhe aftësitë profesionale.

Manjola Xhaxho është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Artikulli paraprakPO PRISNI PËRGJIGJET E LOTARISË AMERIKANE? AMBASADA E SHBA BËN NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM
Artikulli tjetërKUR VULLKANI TË SHPËRTHEN NË KOPSHTIN E SHTËPISË