Kryebashkiakja e qytetit të Shkodrës, Voltana Ademi, në profilin e saj në rrjetin social Facebook ka postuar një foto ku Bashkia Shkodër ka marrë ngjyrat e flamurit italian. E gjitha kjo në shenjë solidarizimi për situatën në të cilën ndodhet shteti italian momentalisht. Voltana Ademi shkruan:
Derë e hapur, strehë dhe shpresë për shqiptarët e veçanërisht për Shkodrën, që nga koha e Skenderbeut dhe deri në ditët tona! Vendbanim dhe vendlindje e mijëra shqiptarëve që unifikojnë dy vendet tona me dyshtetësinë!
Djepi i kulturës europiane e botërore, atdheu i Dantes dhe i Garibaldit, Lucia Nadin, Celentanos, Al Bano dhe Roberto Baggio po kalon ditë shumë të vështira.
Mijëra jetë po shuhen nga e njëjta epidemi që po sulmon edhe Shqipërinë tonë.
Sot vetëm mund të lutemi për Italinë dhe italianët!
Tregojmë solidaritetin e mbështetjen tonë duke ndezur Tringjyrëshin në Bashkinë e Shkodrës!
#ShkodraSolidaritetmeItaline
#ItaliaCeLaFara
#ShkodraConItalia