Ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr sot në SPAK për aferën Cez-Dia. Rreth 1 orë e 30 minuta Nasip Naço u pyet mbi këtë çështje dhe rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011 – 2012.

Pasi doli nga SPAK, vetë Nasip Naço konfirmoi se u thirr për çështjen Cez-Dia, ndërsa zbuloi edhe qëndrimin që ka mbajtur para Prokurorisë së Posaçme.

“Jam thirrur për të deklaruar në lidhje me çështjen penale që ka të bëjë me CEZ DIA. Në atë kohë kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe ligjor, kam folur me letra dhe jo me heshtje.

Fakti që në atë kohë për shkak të abuzimeve që bënte kjo kompani me qytetarët dhe interesat e shtetit kam ndryshuar ligjin për energjinë elektrike duke nxjerrë jashtë sistemi disa kompani në atë kohë që kishin gati 20% të tregut të Cez. I kurseu buxhtetit rreth 40 mln euro”, tha Naço.

Artikulli paraprakAPELI I POSAÇËM SHTYN SEANCËN PËR BERISHËN, AVOKATI GJOKUTAJ: MUNGUAN DY PROKURORË PËR ARSYE PROFESIONALE
Artikulli tjetërNIS PELEGRINAZHI NË KISHËN E SHNA NDOUT NË LAÇ, MIJËRA BESIMTARË I DREJTOHEN VENDIT TË SHENJTË PËRGJATË 13 TË MARTAVE