Ditën e shtunë më datë 9 shtator, Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Në njoftimin e shpërndarë nga PD, bëhet me dije se Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar në të njëjtën sallë ku u zhvillua sot takimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën në Hotel Tirana.

‘Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë.’- njofton PD.

Artikulli paraprakTAKIM PUTIN- KIM JONG UN? KREMLINI REFUZON TË KOMENTOJË
Artikulli tjetërEURO 2024/ KOMBËTARJA ZHVILLON SEANCËN E FUNDIT NË ‘SHTËPINË E FUTBOLLIT’, NESËR NISET DREJT ÇEKISË