Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Kostandin Grillo ka ndërruar jetën dotën e sotme pas një beteje të gjatë me COVID, betejë nga e cila nuk mundi dot të triumfojë.
Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe pavarësisht se shkoi në Turqi për kurim më të specializuar, fatkeqësisht ai nuk mbijetoi. Ai udhëtoi drejt Turqisë në datën 12 gusht, e ndërsa që prej 27 gushtit ndodhej në terapi intesive, në gjendje të rëndë.
Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndriftë shpirti Kosta Grillo”.
Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh ishte edhe menaxher futbollistësh. Grillo nuk ishte infektuar më parë me COVID dhe ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë ku ka ndenjur disa ditë, por me rëndimin e gjendjes u dërgua në Turqi ku dhe humbi jetë.