DREJTORI I ZONAVE TË MBROJTURA: PËR KËTË ZONË ËSHTË TREGUAR INDIFERENCË. Në zonën turistike të Thethit është çelur aktiviteti i përvitshëm “Dita e bjeshkës”. U organzua nga adminisitrata e zonave të mbrojtura dhe komuniteti në parqet kombëtare.

Zamir Dedej, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tha se ky aktivitet synon promovimin e këtyre pjesëve që natyra i ka falur shumë e megjithatë gjatë këtyre viteve është treguar indiferencë për këto resurse të ralla.  Dyert e kullave qëndrojnë gjithmonë të hapura për miqtë, vizitorët, turistët vendas e të huaj. Atje janë përmirësuar ndjeshëm shërbimet dhe kulinaria. Banorët janë jo vetëm mikëpritës por dhe shembull i bashkjetesës së natyrës me njeriun. Aktiviteti u mbyll me një koncert muzikor nga grupi folklorik “Treva”. Në fund nuk mungoi dreka tradicionale për të respektuar miqtë e ardhur ngado në “ditën e bjeshkëve.

Artikulli paraprak“FANOLISTËT, MARTIRË TË PUKËS DHE DUKAGJINIT”
Artikulli tjetërKQZ TËRHEQ KUTITË E PANUMËRUARA NË TIRANË