Në njësinë administrative Bërdicë, sipërfaqja e përmbytur është mbi 60ha tokë të ndara sipas fshatrave si më poshtë:
1.Trush – 40 Ha
2.Bërdicë e Madhe 20 Ha
Nga sipërfaqja e mësipërme, të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 30 Ha
2.Foragjera të dyta 10 Ha
3.E pakultivuar 20 Ha
Në njësinë administrative Velipojë , në fshatin Luarz nga argjinatura futet ujë dhe vlerësohet se rreziku mund të jetë shumë i madh.
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.