Të dielën Shkodra, është pjesë e përkujtimit të pajtores së Shkodrës, besimtarët katolikë do të festojnë festën e Zojës së Shkodrës.

Në një intervistë për Star Plus, Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj, ka folur mbi rëndësinë e kësaj feste, pajtores së Shkodrës. Nga ana tjetër, me dhimbje, famullitari i Shkodrës ka pranuar situatën e vështirë ku është vendi, ku është Shkodra, e zhytur mes mjerimit, skamjes dhe familjeve në vështirësi ekonomike duke ngritur gishtin drejt atyre që kanë në dorë fatet e vendit

Aktivitetet në kuadër të festës së zojës së Shkodrës nisin që të shtunën në procesionin kushtuar zojës së Shkodrës në rrugët e qytetit, ndërkohe që mesha e shenjtë do të mbahet ne katedralen e Shen Shtjefnit, meshë e cila do të udhëhiqet nga ipeshkvi i ri i Dioqezës së Sapës, Dom Simon Kulli.

Artikulli paraprakELIMINATORET, DUKA: EDICION POZITIV, MUND TË ISHIM MË MIRË
Artikulli tjetërNË ERRËSIRËN E RRUGËVE TË SHKODRËS!