Në vitin 2024 pritet të përfundojë moratorium I gjuetisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur Zyhdi Mustafa, kryetar I shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” ndërsa thotë se kësaj here do të bëhen disa ndryshime, duke filluar nga reduktimi I numrit të anëtarëve.
Gjuetarët të cilët do të bëhen pjesë e shoqatës do t’I nënshtrohen disa testimeve.
Kryetari Mustafa ngre edhe një shqetësim për zhdukjen e disa specieve, si shkak I gjuetisë së paligjshme.
Në fund të takimit, disa nga gjuetarët ndër vite të shoqatës u vlerësuan me medalje dhe diploma mirënjohje.