Myftinia Shkodër në bashkëpunim Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam), organizuan një aktivitet shkencoro-kulturor në xhaminë e “Dy Vajzave”. Me rastin e kësaj dite të begatë të Ramazanit, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam kishte sjellë ekspozitën e mrekullive të Kur’anit, që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të interesuar për të mësuar më shumë rreth kësaj teme.

Imami i xhamisë së “Dy Vajzave”, teologu Lavdrim Hamja, falënderoi bashkëpunimin e Myftinisë Shkodër me AIITC, duke theksuar se aktiviteti i sotëm vjen si një kurorë e bukur, në fund të këtij muaji të mbushur me aktivitete të larmishme. Aktiviteti u përshëndet edhe nga Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, i cili pasi falënderoi kontributin e AIITC në mbledhjen dhe përgatitjen e kësaj ekspozite të vlefshme, tha se prej kohësh shkencëtarët perëndimorë po udhëzohen në Islam nëpërmjet studimit të këtyre mrekullive kur’anore. Pas faljes së namazit të akshamit me xhemat, për të pranishmit u shtrua një iftar i mbështetur nga AIITC, si dhe u shpërndanë disa libra botime të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

Artikulli paraprakMYFTIU I SHKODRËS PËRCJELL MESAZHIN PËR FITER BAJRAMIN
Artikulli tjetërARRESTIMI I ZYRTARËVE TË TATIMEVE, JA ÇFARË THA PROKURORIA