të shpallur më parë në kërkim:Elvir Molla, 26 vjeç, banues në Baks-Rrjoll, Velipojë, Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” Kapja dhe ndalimi i shtetasit Elvir Molla u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim pasi:

Prokurori me datë 21.12.2015 nr. 10898 kishte lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit Elvir Molla si personi ndaj te cilit zhvillohen hetime per nenin 244 te Kodit Penal, veprën penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” ne lidhje e me çështjen e njoftuar më pare të datës 21.12.2015 për ndalimin e Oficerit Policisë Gjyqësore Genc Filipi. Shtetasi në fjalë dyshohet se i ka paguar këtij oficeri shumën prej 300000 lekësh për mbylljen e çështjes penale qe kishte ne ngarkim per nenin 137/2 te Kodit Penal, “vjedhja e energjise elektrike”. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Elvir Molla, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakShkoder ,njoftim paraprak
Artikulli tjetërSHPËRTHIM NË NJË LOKAL NË VAU DEJËS, DËME MATERIALE