Një tjetër derbi shqiptarësh në Serie A. Empoli i Bajramit, Ismajlit dhe Asllanit priti Romën e Marash Kumbullën, ku në fund doli i fituar ky i fundit 2-4, edhe pse Mourinho nuk preferoi ta fuste në fushë.

Bajrami dhe Ismajli e nisën nga minuta e parë. Roma ishte e papërmbajtshme, duke shënuar 4 gola në harkun kohor të 13 minutave. Fillimisht Abraham në 23’, e pastaj Mancini në 33’, Oliveira në 35’ dhe Zanilo në 37’.

Empoli u mundua shumë në pjesën e dytë dhe u fut në lojë, teksa fillimisht në 55’ ngushtoi me Pinamontin. Ndërsa në 72’ Bajrami realizon të dytin, duke hapur ndeshjen. Goli i gjashtë personal për fantazistin e Kombëtares shqiptare në Serie A, që për fat të keq, nuk vleu, pasi Roma fitoi 2-4.

Artikulli paraprakBUJAR QAMILI TREGON PËR FILLIMET E TIJ: KAM PUNUAR 15 VITE NË NDËRMARRJEN E KALDAJËS
Artikulli tjetërARTI SHQIPTAR NË ZI, NDËRRON JETË NË MOSHËN 70-VJEÇARE AKTORI I NJOHUR ARBEN SHAKA