Profesoreshë, Doktoreshë Süheyla Apaydın, specialiste Nefrologe në qendren spitalore të Stambollit dhe pedagoge pranë Universitetit të Shendetit dhe Mjekësisë në Turqi, ishte ketë fundjave në Shkoder, ku ka nisur zyrtarisht bashkëpunimin me,“Hospital One”, dhe i është bashkuar ekipit të mjekevë të ketij spitali. Në takimet e para me qytetaret shkodranë, ajo zhvilloi konsulta falas per pacientet të cilet vuajnë nga problemet e veshkave.

Profesoreshe- Doktoreshe Apaydin, është e specializuar në të gjitha problematikat e veshkave deri tek hemodializa dhe transplanti i tyre. Nderkohë në fillim të muajit Qershor, në datat 1 dhe 5 Qershor, në Hospital One, do të mberrije edhe ekipi i specialisteve të kirurgjise plastike nga Italia dhe Spanja. Drejtuesit e Hospital One, kanë vendosur konsulta falas gjatë ketyre diteve edhe per qytetaret që nuk janë të kenaqur me format e trupit të tyre apo kanë probleme me obezitetin dhe që duan të ndryshojnë paraqitjen e tyre.

https://youtu.be/x7XhAqGGf44

Artikulli paraprakTURIZMI DHE BUJQËSIA NË FOKUS TË BASHKISË LEZHË
Artikulli tjetërMBAHET LEKSION I HAPUR NGA PRF GIOVANNI MESSINA