Në një konferencë për mediat Ministri për Evropën e Jashtme, nënvizoi arritjet e diplomacisë shqiptare për 2023 dhe prioritetet për vitin e ardhshëm. Ai tha se presin lajme të mira në fillim të vitit 2024 sa i takon negociatave me BE.

‘Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024.

Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDALOHET NJË SHTETAS DHE PROCEDOHEN 3 TË TJERË PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE
Artikulli tjetërNGA SOT ASISTENT VIRTUAL NË E-ALBANIA, RAMA: BRENDA 2024 DO TË JETË EDHE ME ZË E FIGURË