AFRIM KRASNIQI: TË RINJTË MUND TË VENDOSIN PËR KREUN E BASHKISË. Të rinjtë sot mund të vendosin se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë. Kështu shprehet drejtori i institutit të studimeve politike Afrim Krasniqi gjatë një takimi me të rinjtë e universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Krasniqi thotë se ajo që ndodh në Shkodër me flamujt politik por dhe financimet informale të partive është e paimagjinueshme. Kandidatët e sotëm që të nesërmen e 21 qershorit do drejtojnë bashkitë nuk e kanë idenë se me çfarë vështirësisht do të përballen. Pedagogia e gazetarisë Ardita Reçi fton të rinjtë që të jenë të kujdesshëm ditën e votimit. Ky takim u zhvillua për të sensibiluzar të rinjtë dhe për të bërë një lloj zgjimi të tyre duke parë indiferencën në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.