TRAJNIMET E PARASHIKUARA PËR T’U ZHVILLUAR ÇDO JAVË NUK REALIZOHET. Projekti “Shërbime Sociale Inovative” që implementohet për fëmijët rom dhe prindërit e tyre nuk po zbatohet ashtu siç duhet. Në 8 prillin e këtij viti që përkon me ditën botërore të romëve një prej aktiviteteve ishte edhe një trajnim për familjet rome teksa pjesë e tij ishin kryesisht të rriturit. Ai trajnim në fokus në bazë të projektit ka fokusimin te plani i zhvillimit familjar.

Në fakt gjatë atij trajnimi që u zhvillua përpara një muaji u tha se çdo javë, kryesisht ditë premte organizohen trajnime me prindërit rom. Në fakt pas një verifikimi të vazhdueshëm nga “Star Plus” rezulton se këto takime nuk zhvillohen rregullisht duke ia humbur seriozitetin projektit “Shërbime Sociale Inovative”. Në këtë mënyrë mos zhvillimi i përjavshëm i takimeve me familjet rome sjell dyshime për mënyrën se si menaxhohen fondet e këtij projekti. Jo rrallë herë është abuzuar me projekte të tilla, me shuma të mëdha parash të cilat nuk dihet se ku përfundojnë. Edhe kësaj here situata duket e njëjtë si shkak i mos korrektësisë dhe neglizhencës në implementimin dhe zbatimin e këtij projekti. Në fakt romët më shumë se askush për shkak të problemeve të mëdha sociale kanë nevojë që të jenë pjesë e këtyre trajnimeve por duket se askush nuk mendon për ta ashtu siç duhet. Koordinimi për prindërimin e familjeve rome duket se ka dështuar si shkak i mos zhvillimit të trajnimeve ashtu siç duhet. Justifikimi për festat e ndryshme apo ditët e pushimit nuk bind duke bërë që të mos arrihen objektivat për ngritjen e kapaciteteve prindërore, rolet e bashkëshortëve në prindërim për kontributin e tyre në shoqëri.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI PADIT PENALISHT SALI BERISHËN
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E TALASEMISË