Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka informuar nga Gjermania se ka zhvilluar takime me grupe të ndryshme parlamentare të Bundestagut gjerman. Sipas Ballës CDU/CSU dhe SDP nga koalicioni qeverisës dhe Greens (të gjelbërit) në opozitë janë shprehur PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.

Ndërsa sipas Ballës FDP Demokratët e Lirë (liberalët) si parti në opozitë duket se do të jenë kundër pozicionit të partive të Koalicionit të Madh gjerman

Postimi i plotë i Ballës

“Takime intensive sot me drejtues dhe përfaqësues të rëndësishëm të grupeve të ndryshme parlamentare në Bundestagun gjerman. Ndërsa CDU/CSU dhe SDP nga koalicioni qeverisës dhe Greens (të gjelbërit) në opozitë janë shprehur PRO fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë, FDP Demokratët e Lirë (liberalët) si parti në opozitë duket se do të jenë kundër pozicionit të partive të Koalicionit të Madh gjerman.

⏭ Rolf Mützenich (SDP) Kryetar i Grupit, Nikolas Löbel (CDU/CSU) Komisioni i Politikës së Jashtme, Alexander Kulitz (FDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Thomas Hacker (FDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Nils Schmid (SDP) Zëdhënës për Politikën e Jashtme, Mark Hauptman (CDU/CSU) Komisioni i Politikës së Jashtme, Metin Hakverdi (SDP) Komiteti për Çështjet Europiane, Frank Schwabe (SDP) Komisioni i Politikës së Jashtme, Carsten Schneider (SDP), Josip Juratovic (SDP) Komiteti për Çështjet Europiane dhe Olav Gutting (CDU/CSU).”

Screenshot 15

Artikulli paraprakTEMPERATURA TË ULËTA DHE RESHJE SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërMETA LOBOI KUNDËR NEGOCIATAVE? ZËDHËNËSI I PRESIDENTIT PËRGENJËSHTRON HYSENIN