Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është takuar dje në Bruksel me një gruo të vogël gazetarësh, duke folur për ambicien e Shqipërisë në BE, pas rekomandimit të Komisionit për çeljen e negociatave dhe vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.

Më 17 prill në komision, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk është koha për Ballkanin. I pyetur për këtë deklaratë nga Euractiv, Bushati bëri të qartë se Shqipëria i kupton problemet e Bllokut, por dëshiron të çelë negociatat për t’u “ankoruar” më mirë në BE.

Ai është shprehur se Shqipëria sheh qartë ndarjen mes veriut dhe jugut të Europës, që sipas tij, bazohet në nivelin e zhvillimit ekonomik dhe një ndarje lindje-perëndim bazuar në vlera.

“Ka edhe lodhje të Europianizimit”, ka thënë Bushati duke kujtuar se termi i mëparshëm që përdorej ka qenë ajo e lodhjes së zgjerimit. Lodhja e evropianizimit, tha ai, lidhet me shtyrje të ligjit në disa shtete anëtare.

Bushati, duke folur për Euractiv, pranon se procesi është i gjatë, dhe që është i rëndësishëm kuadri strategjik i bisedimeve. “Nuk i kemi parë deklaratat e Macron si domosdoshmërish përjashtuese për Ballkanin Perëndimor, për t’iu bashkuar BE”, thekson Bushati.

“Ne mund të arrijmë”, këmbëngul më tej ministri, kur Euractiv e pyet nëse Shqipëria ndjehet në disavantazh me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë nisur negociatat, dhe shpesh janë quajtur si kryesoret.

Ministri Bushati shpjegon se në termat e reformës në drëjtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është më në avantazh se Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po bëjmë diçka që shtetet anëtare nuk po e bëjnë”, shton Bushati, duke shpjeguar se kjo reformë ka mbështetje të gjerë, dhe është pozitive për mjedisin ekonomik.

Dhe siç ka thënë dhe Komisioni, është një precedent për vendet e tjera në rajon.

Artikulli paraprakBËHUNI GATI! FUNDJAVA ME TEMPERATURA TË LARTA, VAPA MBËRTHEN GJITHË EUROPËN
Artikulli tjetërANËTARI I KRYESISË BRAKTIS PD: PO VRITET SHPRESA, POLITIKANËT MILIONERË JAPIN LEKSIONE VARFËRIE