Edhe pse KE rekomandoi hapjen e negociatave, sërish politika shqiptare nuk është bërë bashkë. E ndërsa Rama dje kërkoi bashkëpunim me opozitën, Basha e refuzoi duke e akuzuar për lidhje me krimin.

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë priten debate të forta nga opozita, ndërsa të pranishëm nuk do të jenë 6 deputetë të opozitës dhe ministri i Jashtëm Bushati, pasi janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas dhunës javën e kaluar.

Përsa i përket diskutimeve për projektligjet, që gjithmonë kalojnë në plan të dytë janë disa, mes tyre me të rëndësishmet; Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe Projektligji “Për strehimin social”

Artikulli paraprakMOGHERINI DARKË PUNE NË SHKUP ME KRYEMINISTRAT E BALLKANIT
Artikulli tjetërNGA TURIZMI, EMIGRANTËT, DASHURIA PËR ‘MERCEDES’-IN DHE GJAKMARRJA, JA SI E SHEH EUROPA SHQIPËRINË