Negociatat, Greqia: Drejtësia dhe minoriteti kushtet për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se pavarësisht tensioneve me Shqipërinë, Athina mbështet integrimin e Tiranës në Bashkimin Europian, por vetëm nëse do të realizojë kushtet e përcaktuara. Kryediplomati grek shprehet se Shqipëria duhet që të zbatojë reformën në sistemin e drejtësisë, të respektojë të drejtat e minoriteteve, ndërsa përsa u përket problemeve të vjetra thekson se grupi i ngritur nga të dyja palët është duke punuar. “Në ndryshim nga dokumente të mëparshme që kishte përgatitur Komisioni Europian dhe që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, tashmë evidentohen pesë prioritetet kyçe që janë vënë si kushte bazike për shqyrtimin e një hapjeje të mundshme të negociatave të anëtarësimit. Prioritetet e përcaktuara nga Bashkimi Europian përfshijnë reformën gjyqësore, luftimin e krimit të organizuar, veçanërisht në prodhimin dhe trafikimin e drogës dhe sigurisht respektimin e minoritetit” deklaroi ai. Shefi i diplomacisë greke thotë se për Greqinë respektimi i të drejtave të minoritetit është kryesor, nisur nga tensionet mes dy vendeve në muajt e fundit pas kundërshtimit të 11 familjeve në Himarë, të cilët nuk pranojnë shembjen e banesave që përfshihen nga projekti i shëtitores që do të ndërtohet. “Çështja e mbrojtjes së të drejtave të pakicave në të gjithë territorin e Shqipërisë është shumë e rëndësishme për ne. Ne e kemi shtuar nga viti i kaluar dhe këtë vit problemin për çështjet e pronësisë. Kjo është një çështje që është përfshirë edhe në tekstin e BE, si një nga kushtet për Shqipërinë për integrimin në BE”. Temat më të nxehta mes dy vendeve janë ajo çame, kufiri detar, por edhe ligji i luftës, që sipas Kotizas puna vazhdon pasi pak ditë më parë ishte në Greqi edhe një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Artikulli paraprakTURKU I PAGUAN ISIS-IT 40 MIJË EURO QË T’I KTHEJË MBESËN E VOGËL DHE NUSEN E DJALIT
Artikulli tjetërHEROINA AFGANE KËRKON AZIL NË SHBA