Ka përfunduar mbledhja e komisionit për çështjet europiane në parlamentin e Holandës.

Anëtarët e këtij komisioni kanë dëgjuar qëndrimin e qeverisë përmes ministrit për Punët e Jashtme, Stef Blok.

Ministri ka mbajtur një qëndrim te njohur deri më tani, se është e parakohshme çelja negociatave me Shqipërinë

Megjithatë duhen pritur orët në vijim nëse ndonjë parti politike do të dorëzojë një mocion kundra çeljes së negociatave me Shqipërinë për ta votuar në parlament.

Nëse kjo ndodh atëherë skepticizmi i Holandës i shprehur me termin “çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme” do të vuloset nga parlamenti.

Në komisionin për Europën u tha se nuk do të ketë një veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

Në 17- 18 tetor, Këshilli i Europës, do të marrë vendimin lidhur me çeljen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Artikulli paraprakSHTYHET FISKALIZIMI, JA AFATI I RI KUR BIZNESET DO TË FILLOJNË TË PËRDORIN SISTEMIN E RI TË FATURIMIT
Artikulli tjetërDHUNA NDAJ GRAVE, KOSTO E LARTË PËR EKONOMINË SHQIPTARE