Negociatat, Lajçak: Duam prova dhe fakte që Shqipëria ka bërë progres
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajçka në përfundim të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE tha se nga Shqipëria kërkohen prova që ka progres. Ai tha se prioritet kryesor është implementimi i legjislacionit por edhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lajçak: Nga konkluzionet Këshilli ka ndjekur nga afër zhvillimet, prioriteti kryesor mbetet implementimi i legjislacionit. Këtu përfshihet edhe kushti për zgjedhje të lira dhe të ndershme, megjithatë mendoj se kushti kryesor është që nga Shqipëria ne kërkojmë arsye, prova dhe fakte që ka progres. Më herët Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Johanes Hahn iu përgjigj interesit të mediat para nisjes së këtij takimi dhe deklaroi se për Shqipërinë do të gjendet gjithmonë një zgjidhje në interes të qytetarëve shqiptarë. Johannes Hahn: Gjithmonë kemi gjetur zgjidhje në interes të shqiptarëve Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë me kusht zbatimin e Vettingut.