Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga Berati ka thënë se këtë javë do të takohet me homologun e tij të Greqisë, Nikos Kotzias.

Njëkohësisht ai tha se paralelisht do të zhvillohet edhe takimi me grupin e negociatorëve.

“Procesi ka hyrë në një fazë të pakthyeshme por të dyja palët. Kanë nevojë për kohën e tyre, në mënyrë që të shkojmë drejt një marrëveshje të pranueshme, të drejtë e të zbatueshme”, ka thënë ndër të tjerea Bushati.

Një ditë më parë, Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë foli edhe për Shqipërinë. Ai i tha gazetarëve grekë se “muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”.

Sipas këtyre deklaratave, ministri grek duket se parashikon që të mbyllen edhe negociatat me palën shqiptare, të cilat zgjatën gati 7-8 muj dhe të finalizohen me firmosjen e marrëveshjes mes dy kryeministrave, Tsipras dhe Rama.

Artikulli paraprakTARRAGONA 2018”, META I DORËZON FLAMURIN KAMPIONIT IZMIR SMAJLAJ
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK I HASIT SHPALL ‘QYTETAR NDERI’ GAFURR MAZREKUN, ATENTATORIN E AZEM HAJDARIT