Institucioni i Presidentit ka zbardhur takimin e kreut të Shtetit Ilir Meta me anëtarët e komisionit të Jashtëm.
Në njoftimin e zyrës së shtypit, thuhet se Presidenti ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve për arriten e një marrëveshje me Greqinë.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.