Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria duhet të ketë prioritare përpjekjet për të vënë në zbatim platformën e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, dhe për këtë duhet angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike.

“Nuk jemi të lumtur në lidhje me negociatat, por është e qartë se ndajmë qëndrim të përbashkët se e vetmja alternativë e pakonkurrueshme për të dy vendet tona, mbetet anëtarësimi në BE. Në këtë drejtim ne do të forcojmë përpjekjet tona si në planin e brendshëm por edhe të bashkëpunimin me vetë BE-në në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të kemi zhvillime pozitive në këtë drejtim.

Çdo ide tjetër do të ishte e papranueshme për një rajon jetik për të ardhmen e kontinentit. Sa i takon vendin tonë do na duhet të bëjmë përpjekje shumë më të mëdha për të qenë edhe më të besueshëm.

Platforma më e mirë e reflektimit mbetet platforma e miratuar nga Bundestagu gjerman për të cilin kërkohet konsensus dhe lexim i përbashkët nga të gjitha palët në vendin tonë”, tha Meta në një konferencë për mediat me presidentin e Maqedonisë së Veriut.

Artikulli paraprakLIVING – REC 2019
Artikulli tjetërA E PËSOI MAQEDONIA NGA SHQIPËRIA? PRESIDENTI PENDAROVSKI: JO, TË DY SHTETEVE DUHEJ T’I HAPESHIN NEGOCIATAT