Bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re janë drejt fundit. Mediat në Maqedoni raportojnë se BDI ka hequr dorë nga kërkesa për postin e kryeministrit. BDI pritet që të marrë postin e Ministrit të Punëve të Brendshme për herë të parë që nga Pavarësia e Maqedonisë, ndërsa kryeministër do jetë Zoran Zaev.

“Ajo që dihet është se Zoran Zaev si fitues i zgjedhjeve do të ketë mandatin e plotë si kryeministër. Si kompromis BDI është pajtuar të drejtojë Punët e Brendshme dhe ministri tjera me rëndësi, pra BDI do të ketë mjaft pushtet në Qeverinë e re.

Ndoshta mund të pranohet që kryeministri teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të drejtohet nga kuadër i BDI-së por që do të jetë i pranueshëm për LSDM-në. Por këtë ende nuk mund ta themi me siguri të plotë se sa ajo që LSDM do të udhëheq Qeverinë me mandat të plotë”, raporton Agjencia e Lajmeve INA.

Nëse ndodh kjo, dhe me gjasë edhe do të ndodhë, opozita shqiptare pritet ta cilësojë dështim të BDI-së që të merr kryeministrin shqiptar, premtim ky kryesor i BDI-së për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana tjetër BDI do të paraqesë si fitore udhëheqjen me Punët e Brendshme, si vazhdë e synimeve të partisë së Ahmetit që të udhëheqë me poste kyçe shtetërore.

Artikulli paraprakSIGURIA NË RRUGË/ ARRESTOHEN 4 PERSONA DHE NDËSHKOHEN 1085 SHOFERË PËR SHKELJE TË RREGULLAVE
Artikulli tjetërDETI, KLIMA, USHQIMET…PENSIONISTËT ITALIANË DHE NORDIKË GJEJNË ‘PARAJSËN’ NË SHQIPËRI