Pavarësisht se kanë dështuar dy takime mes Ramës dhe Bashës për dialog, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi është shprehur optimist për zgjidhje të krizës. “Ne shpresojmë ende se mund të ketë një marrëveshje.
Shpresa vdes e fundit,” u shpreh ai. Nga Fieri, Ruçi gjithashtu tha se për opozitën nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe se duhet të pranojë kushtet e vendosura nga Rama. “Politika është shah, duhet menduar si një shahist dhe kështu gjehet gjithnjë një zgjidhje. Për opozitën nuk ka asnjë alternativë,” -tha Ruçi.