Kryeministri Edi Rama do të takojë në fillim të dhjetorit Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i qeverisë shqiptarë gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Johanes Hahn. Rama tha se ka marrë një ftesë nga Presidenti, dhe në qendër të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në BE. Rama: Jemi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në një farë mënyrë po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë europian duke e sjellë edhe mesazhet inkurajuese nga Presidenit Junker, të cilin me shumë kënaqësi do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme

Artikulli paraprakBYPASS-i, ÇDO GJË VIJON SI MË PARË
Artikulli tjetërTRENI PËRPLAS MAKINËN E POLICISË