HETIMI PO KRYHET NGA PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA.Gjyqtari i Shkodrës Andri Ymeri që u filmua nga kamerat e fshehta të emisionit investigativ “Fiks-Fare”, dhe që tashmë është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për akuzën e korrupsionit është kallëzuar penalisht për të njëjtën akuzë nga një i dënuar me 21 vite burgim.
Gentjan Hoxhaj, një i ri që është dënuar në mungesë me 21 vite heqje lirie nga gjykatësi Andri Ymeri në një kallëzim të paraqitur në Prokurori të Përgjithshme tregon se gjyqtari Ymeri ka kërkuar 25 mijë euro për hapjen e dosjes penale për Gentjan Hoxhaj, në mënyrë që ky i fundit të rigjykohej sërisht, pasi ishte dënuar në mungesë në vitin 2009