Bashkia e Shkodrës ka përditësuar njoftimin për gjendjen aktuale të zonave të përmbytura, ku mësohet se nën ujë ndodhen rreth 1750 hektarë tokë.
Situata paraqitet më emergjente në zonën e Obotit, ku rruga është ende e pakalueshme për mjetet e ulëta, ndërkohë që uji arrin në 80 cm. Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Lumi Drin vijon me gërryerjen e tokës në zonën e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë dhe në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Raportimi i Bashkisë Shkodër më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.18m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën08.30,shënon kuotën 8.54 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.72m. (Kuota max 7.50 m)
Lumi Kir ka prurje minimale.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1750 Ha
1. Tokë e pakultivuar 488 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1110 Ha
3. Grurë 85 Ha
4. Bimë dekorative 60 Ha
5. Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 200 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 665 Ha
Grurë 30 Ha
Pemtore 5 Ha
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 255 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 380Ha
Bimë dekorative 60 Ha
Grurë 55 Ha
Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
Tokë e pakultivuar 20 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha