Nëna braktis fëmijën , arrestohet nga policia
Policia e Tiranës ka vënë në pranga këtë pasdite 4 persona ku mes tyre një vajzë për vepra të ndryshme kriminale. Përkatësisht të arrestuarit janë Elvis Prushi, 42 vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Ai është kallëzuar në polici për vjedhjen e një kasaforte të nje shtypshkronje në pronësi të F. I. I arrestuari tjetër është Fatjon Vata, 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale të “Përndjekjes”. E arrestuara e tretë është një vajzë e identifikuar si Elvira Doda, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprën penale të “Braktisjes së fëmijëve”. Ndërsa i fundit është Florian Gjuta, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” .