Një 24-vjeçare është arrestuar pasi foshnja e saj u gjet e hedhur në një pus mbeturinash në qytetin grek të Kalamata.
Foshnja, vetëm disa ditëshe, u gjet të mërkurën nga një grua në zonë që e dëgjoi duke qarë.
Jeta e foshnjës ishte në rrezik pasi kamioni i mbeturinave do vinte më vonë për të zbrazur koshat.
“Foshnja ishte me fat në fatkeqësinë e saj, pati një vonesë të kamionit që mbledh mbeturinat,”- tha kryetari i Komunës së Kalamata, Thanassis Vassilopoulos. “Kamionët e plehrave nuk ngarkojnë vetëm mbeturinat, ato i kompresojnë.”
Gruaja që gjeti foshnjën, Vassiliki Tsoni tha se fëmija ishte futur brenda një qese. Fëmija u dërgua në spital dhe pritet të shërohet.
Policia konfirmoi më vonë se nëna e foshnjës, nga Gjeorgjia, u arrestua për tentativë vrasje.