Një nënë nga Tirana ka denoncuar zhdukjen e vajzës së saj 16-vjeçare nga Tirana.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetesja A.R, 32 vjeç më 4 dhjetor ka denoncuar se vajza e saj e mitur me ininciale B.Xh, është larguar nga banesa në drejtim të paditur.
Uniformat blu menjëherë janë vendosur në lëvizje për gjetjen e saj.
“Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë në kryeqytet janë arrestuar 11 shtetas dhe janë proceduar 10 të tjerë për vepra të ndryshme penale.