Nuk jane te pakta familjet ne Shkoder dhe perreth qe kerkojne nje zgjidhje emergjente per rilidhjen e energjise elektrike pasi ekonomia e dobet ose kushtet e tyre sociale nuk ia lejojne te paguajne shumat e majme te borxheve qe kane akumuluar nder vite.

Familja Rrethi prej ditesh jeton mes errresires pasi oshee i ka shkeputur energjine duke qene se rezulton debitore e 11 milion lekeve.Nena e 4 femijeve Silva Rrethi i ben apel per ndihme instancave shteterore te ua rilidhe energjine pasi jetojne me te ardhura minimale dhe nuk kane mundesi te paguajne nje shume te tille.Ne nje shtepi me qera dhe e vetme Silva rrefen se eshte e detyruar te rilidhe energjine vetem per femijet te cilet shkojne mire me mesime. Silva Rrethi edhe pse duhet te mbaje 4 jetime, te ardhurat e vetme jane ndihma ekonomike dhe nje pension minimal te cilin e perfiton qe nga vdekja e bashkeshortit te saj. Si te mos mjaftoje kryefamiljales i nevojitet nje nderyrhje kirurgjikale ndersa nga ana tjeter OSHEE e ka gjobitur ate me 11 milion leke si debitore.Raste te tilla nuk jane te panjohura ne qarkun Shkoder ku edhe pse vitet kalojne varferia ekstreme eshte ulur kembekryq kudo dhe vazhdon te jete e pranishme.

Artikulli paraprakADEMI: UDHËTIMI FALAS I INVALIDËVE, ÇESHTJA DREJT ZGJIDHJES
Artikulli tjetërABUZIMI NGA FARMACITË, 2 MLN LEKË DËMI EKONOMIK