Dehet dhe lë që ti japë makinës djalin 12 vjeç, për tu kthyer në shtëpi. Francisca Darla Saria, 43 vjeçe, u arrestua nga policia, pasi u kap e dehur duke tentuar që ti jepte makinës, ndërsa brenda kishte dy fëmijët e saj, më i madhi 12 vjeç.
Autoritetet e ndaluan mjetin e dyshimtë, teksa ecte në autostradën e Gulf Breeze, në Florida, SHBA. Kur agjentët bën kontroll, mbetën pa fjalë teksa panë 12-vjeçarin që ti jepte makinës.
Menjëherë më pas, policia vuri re se gruaja binte era alkool dhe se në sediljen e pasme ndodheshin edhe dy fëmijët e vegjël të 43-vjeçares.
Gruaja u arrestua fundjavën e lënë pas dhe më tej u la në gjendje të lirë, teksa hetimet janë në vijim. Bazuar në kodin penal amerikan gruaja rrezikon gjobë ose një periudhë dënimi me burg.
Situata ndaj saj bëhet më e rëndë duke pasur parasysh faktin se dokumentet e makinës kishin skaduar.