“Kostandini do të mbetet një hero “, kështu u shpreh Vasilika Kacifas, nëna e Kostandinit, i cili u vra nga forcat Renea një javë më parë.
Deklarata e nënës së Kacifas u bë në meshën përkujtimore që u zhvillua në Bularat në nder të të riut minoritar. Ajo kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit.
“Kostandini im do të jetë një hero dhe unë do të bëhem një nënë e fortë dhe unë do ti vë zemrës një gur për djalin tim”, tha nëna e 35-vjeçarit.
“Ai e donte fshatin e tij dhe Epirin e Veriut”, vijoji më tej zonja Kacifas.
Ndërkohë mediat në Greqi e konsiderojnë si sjellje çnjerëzore të autoriteteve shqiptare, faktin që nuk po ja kthejnë trupin familjes.