Kjo është Mri Kola. Çdo 16 qershor për të është një ditë e tmerrshme. 29 vite më parë djali i saj, asokohe vetëm 17 vjeç, Pëllumb Pëllumbi u vra në kufi teksa ishte në kërkim të një jete më të mirë.

Mri Kola nuk resht duke përkujtuar këtë ditë kur djali i saj ra martir. Ajo tregon ngjarjen kur Pëllumb Pëllumbi i tha se do shkonte tek të afërmit por në fakt kishte përgatitur planin bashkë me një shok të tij për t’u larguar nga Shqipëria por ushtarët e kufirit qëlluan mbi të duke e lënë të vdekur në vend.

E moshuara tregon edhe bisedën në gjyq me ushtarin i cili u dënua me 4 vite burg pasi kishte qëlluar 17 vjeçarin.Pavarësisht se ushtari që vrau Pëllumb Pëllumbin u dënua me 4 vite burg, vrasja e 17 vjeçarit 29 vite më parë asnjëherë nuk u zbardh e plotë. Nëna e të riut dhe familja e saj nuk kanë patur mundësi që ta ndjekin këtë çështje ndërsa shteti e la në harresë totale.

Çdo vit nëna e Pëllumb Pëllumbit dhe një grup i vogël personash ish-të persekutuar përkujtojnë vrasjen e 17 vjeçarit në kufi ndërsa pavarësisht shumë premtimeve ajo ngjarje e rëndë nuk u zbardh e plotë asnjëherë duke vijuar që edhe sot të krijojë dhimbje tek familjarët.

Artikulli paraprakSHKODËR, 29 VITE NGA VRASJA NË KUFI E PËLLUMB PËLLUMBIT
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPET SEZONI TURISTIK NË PLAZHIN E VELIPOJËS