Drejtoresha e një gjimnazi në kryeqytet është goditur nga nëna e një prej nxënësve të shkollës. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku u arrestua edhe 46-vjeçarja Ardiana H., e cila ka goditur drejtoreshën.
Policia thotë gjithashtu se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për dy adoleshentë H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, “tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.” Gjithashtu shtetasit e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre proceduriale.