Nëna shqiptare qëllon me thikë djalin 7 vjeçar dhe vetëvritet
Një nënë shqiptare ka qëlluar me thikë djalin e saj 7 vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje duke u hedhur me shpejtësi nga ballkoni. Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë rreth orës 10 të ditës së sotme (12 shkurt). Viktima është 35-vjeçarja, Elida Zero. Fëmija mbërriti në spitalin e fëmijëve “Regina Margherita” me plagë të shumta në gjoks dhe në bark si dhe me lëndime në dorë, shenjë kjo se është përpjekur të mbrojë veten. Aktualisht sipas ANSA, fëmija ndodhet në sallën e operacioni dhe nuk jeta e tij nuk është e rrezikuar pavarësisht plagëve të rënda. Në kohën e tragjedisë, në familje nuk ka qenë djali tjetër i saj si dhe ish-burri. Sipas fqinjëve të viktimës, gruaja shqiptare ishte në prag të divorcit me bashkëshortin italian. Thuhet se 35-vjeçarja vuante nga depresioni kohët e fundit dhe ishte ndjekur nga qendra sociale të posaçme. Ajo ishte divorcuar nga bashkëshorti.