Një ngjarje rëndë ndodhi dje në Vlorë, ku një grua me profesion farmaciste është hedhur bashkë me fëmijën e vogël nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen.

Pamela Mërtiri, 34 vjeçe vendosi ti japë fund jetës bashkë me foshnjën e saj ishte vetëm 1 vjeç.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët teksa shprehin ngushëllimet dhonë se janë të troditur nga kjo ngjarje.

“Të nderuar kolegë, Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinion publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme”, shkruhet në reagim.

Mes rreshtash kanë shkruar se kush ishte e ndjera Pamela.

“Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin. Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës.

Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës. Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Lamtumirë kolege! Ti dhe engjëlli yt u prehshi në paqen e përjetshme”, shton Urdhri i Farmacistëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Dëshmitarë nga vendi i ngjarje thanë se gruaja nuk jetonte në këtë pallat dhe se kishte shkuar atje, siç duket, me qëllimin për të ndërmarrë këtë akt tragjik.

Artikulli paraprakSHKOLLA NGA GJAKOVA NGUSHËLLON FAMILJEN PËR VDEKJEN E NXËNËSIT: PUSHO I QETË LEDION
Artikulli tjetërJO VETËM PALESTËR DHE DIETA USHQIMORE, RONALDO ZBULON EDHE NJË TJETËR SEKRET PËR TRUPIN E TIJ