Nene Tereza, figura qe beri krenar te gjithe shqiptaret ka qene pjese e nje conference te mbajtur ne Ipeshkvine e Sapes ne Vau Dejes.

Te pranishem ne kete konference kane qene studiues dhe perfaqesues te klerit ne Qarkun e Shkodres dhe me gjere. I pranishem ne kete takim ka qene edhe krytari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila si dhe Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder – Pult, Mons. Angelo Massafra. Gjate kesaj konference, studiuesit jane ndalur ne lidhjen e Nene Terezes me zotin, misionin e saj human ne ndihme te njerezve, si nje moment devocioni dhe dashurie per njerezit. Vau Dejes, do te kthehet ne qender te kremtimeve kushtuar shenjterimit te Nene Terezes, pasi te shtunen, do te mbahet edhe mesha solemne ne nderim te shenjterimit te Nene Terezes, nderkohe qe Bashkia Vau Dejes, eshte kujdesur edhe ne detaje per dekorin e qendres se qytetit te Vau Dejes, duke e kthyer kete qytet ne simbol te festimeve per shenjterimin e Nene Terezes .

Artikulli paraprak“ISH REPARTI USHTARAK”, FËMIJËT U DREJTOHEN NË KËMBË SHKOLLAVE
Artikulli tjetërGJYLI: DISA SHKOLLA KËRKOJNË PËRMIRËSIM KUSHTESH