Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në ditën e lindjes së Nënë Terezës, shprehet se nderimi më i madh që mund t’i bëhet është të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të saj.
Statusi:
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Sot, në ditën e lindjes së Shenjtores shqiptare dhe të gjithë njerëzimit, Nënë Tereza, simbolit më frymëzues të humanizmit, solidaritetit dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që ka nevojë, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim dhe të veprojmë çdo ditë sipas shembullit të veprës së saj.
Ashtu siç na porosit: “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.