Në debatin mbi nenin 13 të ligjit për Byronë e Hetimit që mund të cënojë lirinë e medias është përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Në një prononcim të shpërndarë nga zyra e shtypit të kryetarit të Kuvendit, Meta shprehet se asgjë nuk është përfundimtare pasi çdo draft është në proçes diskutimi dhe rivlerësimi. Meta: Unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi. Për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme. Edhe media kritikon mediat përveçse të tjerët. Duke u ndaluar tek reforma në drejtësi, Meta shprehet se të hënën Komisioni i Posaçëm do ti rikthehet ligjit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke nënvizuar se përtej kundërshtive të opozitës është e rëndësishme që ligji i vettingut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve. Për ndryshimet në Qeveri, Meta thotë se nuk është ai personi më i përshtatshëm për tu pyetur, por si kryetar i LSI-së është i hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në fund Meta ka përsëritur se përtej zhurmës mediatike, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama komunikimi mbetet normal.

Artikulli paraprakTENSIONET, TURQIA KERCENON NATO-n
Artikulli tjetërMODELJA SHQIPTARE, IMAZH I SE BUKURES NE ZVICER