Shumë makina janë të dëmtuar pasi janë bllokuar në uje, ndërsa dhe drejtuesit dhe pasagjeret shpesh herë kanë rrezikuar jeten.Kalimi në nënkalimin e Ishull-Lezhës është kthyer në sfidë për automjetet, pasi pjesen më të madhe të kohes është i mbuluar nga uji, niveli i të cilit arrin deri në 50 cm.

Kjo problematike në këtë vend me gjatësi prej 100 metrash vijon prej më shumë se 1 degade dhe pavarësisht këtij shqetësimi të vazhdueshem asnjë masë nuk është marrë.Banor të zonës dhe drejtues mjetesh kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi ose rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës paralele me nënkalimin.

E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë bën me dije se ky segment është në varesi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe në këto kushte duhet që ky institucion ti japë zgjidhje kësaj problematike.

Artikulli paraprak“MONROE COLLEGE” TAKIM ME MATURANTËT NË SHKODËR
Artikulli tjetërVRASJA E ENTJAN NIKULAJ ENDE PA AUTOR