KANDIDATI I PD-së, ZEF HILA URON TË GJITHË BESIMTARËT E KRISHTERË. Në fshatin Neshat te Qarkut te Shkodrës, në një nga kishat me të vjetra te kësaj zone, qindra besimtarë kanë kremtuar edhe festën e Shën Gjergjit.

Në meshën e shenjtë të drejtuar nga Ipeshkvi i Dioqezes se Sapes, Mons. Luçiano Avgostini, besimtaret kane kryer ritet fetare ne ketë feste te veçante per te gjithë besimtaret. I pranishëm ne meshen solemne, ka qene edhe kandidati I PD-se për Bashkinë Vau Dejës, kryetari aktual I Komunes Bushat, Zef Hila. Gjate fjales se tij ne nje interviste per mediat, ai i shprehu urimet me te përzemërta për te gjithë besimtaret e krishtere. Nga ana e tij, Ipeshkvi I dioqezës së Sapës Mons. Luçiano Avgostini, ka deklaruar se kjo dite është edhe një dite reflektimi për te gjithë banoret, për te mira dhe vetëm mirësi ne jete. Dita e Shën Gjergjit festohet për t’a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Shën Gjergji është festë me shume rite: gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurje kurorash nga fëmijët, është një feste e cila vazhdon të kremtohet edhe në ditët e sotme nga besimtaret e krishtere.

Artikulli paraprakFRPD, DHURON LIBRA PËR BIBLIOTEKËN
Artikulli tjetërSHKODËR, SEKUESTROHEN 400 RRËNJË KANABIS SATIVA