Nuk ndryshon prej tre ditësh sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura në territorin e bashkisë Shkodër. Nën ujë vijojnë të mbeten rreth 3655 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Ana e Malit dhe Rrethina. Sipas raportit periodic nga bashkia Shkodër hidrometri në Dajç, shënon kuotën 6.55 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.73 m.
Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 6 cm. Hidrometri i lumit Drin shënon kuotën 7.10 m. Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm. Në njësinë administrative Ana e Malit, rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf. Në këtë zonë janë dy shtëpi të përmbytura. Në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat.
Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 100-130 cm. 121 shtëpi në këtë zonë kanë prezencë uji në oborre. Prezencë uji ka edhe në fshatrat Belaj dhe Pentar ku niveli arrin deri në 20 cm. Velipoja mbetet një nga njësitë me dëmtimet më të pakta nga përmbytjet. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha. Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças.
Në njësinë Gur I Zi, vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë. Një tjetër njësi më sipërfaqe të konsiderueshme të tokave të përmbytura është edhe Bërdica. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Ndërsa vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme. Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues, Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç